-2.5 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Veterani i drejtohet Tahirit: Mos rrej, me të ardh keq e kishe krye ma herët këtë punë

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri u tha veteranëve që po protestojnë se nuk do të lejojnë që të vazhdohet seanca e Kuvendit pa u gjetur një zgjidhje.

“Na vjen keq dhe do të jemi përkrahë jush, nuk mund të ketë seanca normale pa u zgjedh çështja juaj”, u shpreh Tahiri.

Por në momentin kur Tahiri po fliste, një veteran iu drejtua duke i thanë “mos rrej”

“Me të ardh keq e kishe kry ma herët, mos rrej mos rrej…”, u dëgjua veterani teksa i drejtohej Tahirit.

Protestuesit po ashtu kanë gjuajtur me ujë disa nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës të cilët kanë dalë të flasin me ta. Ata fillimisht kanë bërë thirrje që të mos i lënë të flasin.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit