18.7 C
New York
Tuesday, May 13, 2025

Buy now

Veteranët protestojnë te hoteli ku pritet të mbajë konferencë Trendafilova

- Advertisement -

OVL-UÇK është pozicionuar pranë hotelit ku pritet të mbajë konferencë Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova e cila vizitën në vendin tonë e nisi dje.

Veteranët shkuan atje pasi përmes një reagimi të tyre dje, thanë se vizita e Trendafilovës është e papranueshme dhe fyese për ata që dhanë jetën për liri, njofton Klankosova.tv.

Poashtu, OVL-UÇK ka njoftuar se do të mbajë konferencë për media në oborrin e hotelit.

“Në një kohë kur zërat kundër vlerave të luftës po shtohen, ju ftojmë të mos u jepet hapësirë interpretuesve të historisë sonë, por të jeni aty ku thuhet e vërteta, aty ku flasin përfaqësuesit legjitimë të asaj që kemi kaluar si popull”, thuhet në njoftimin e tyre.

Të ngjashme

Të fundit