Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së nesër nga ora 10:00 do të protestojnë para Kuvendit të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku.
“Edhe veterani i luftës së UÇK-së ka familje, dhe nuk mund të jetojë me 170€. Lufta e tij ua ka mundësuar që të uleni në kolltuçe.
Prandaj, të hënën me datë 6 qershor 2022 prej orës 10:00, para Kuvendit të Kosovës, protesto kundër shkeljes së të drejtave të tij”, shkruan Klinaku.
Ndryshe, protesta e nesërme vjen pasi në Kuvend pritet të debatohen ligjet për pagën bazë, e Qeveria ka paralajmëruar se veteranët nuk do të jenë pjesë e rritjes së pagës bazë. /Scanner/