Ish-pjesëtarë të UÇK-së do t’ua dorëzojnë deputetëve të Kuvendit të Kosovës një kopje të “Betimit për Drejtësi”.
Ish-drejtuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj, tha se qëllim i kësaj letre është që t’u kërkohet deputetëve që ta nënshkruajnë atë me qëllim të reagojnë për padrejtësitë në gjykimin në Hagë.
Sipas tij, tani edhe Shtetet e Bashkuara kanë ndryshuar qëndrim ndaj Gjykatës Speciale dhe se ka ardhur koha që ta bëjë të njëjtën edhe Kosova.
“Shpresojmë që deputetët do ta nënshkruajnë këtë betim simbolik si një zotim moral për të adresuar padrejtësitë ndaj krerëve të UÇK-së dhe ushtarëve të tjerë që po gjykohen padrejtësisht në Hagë”.
“Tani që edhe Shtetet e Bashkuara kanë ndryshuar qëndrim ndaj Gjykatës Speciale, ka ardhur koha që ta bëjë të njëjtën edhe Kosova”, tha Haradinaj.

