Protesta mbetet opsion i pakontestueshëm për veteranët.
Nëse Qeveria pas refuzimit të propozimeve të tyre, nuk reflekton sërish, kategoritë e dala nga lufta, paralajmërojnë se do ta kundërshtojnë kalimin në lexim të dytë të projektligjit për ngritjen e pagës minimale.
Sipas Xhavit Jashari, me këtë rast po atakohet edhe lufta për liri.
OVL-ja në letrën e refuzimit të propozimit, ka përmendur se kërkesa e ekzekutivit për pastrim listash, bie në kundërshtim me proceset gjyqësore që po zhvillohen në Gjykatat në Kosovë.
Me akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në proces gjyqësor janë ish anëtarët e Komisionit Qeveritar për Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së.
Iniciativën e Qeverisë, si ndërhyrje në proces gjyqësor e konsideron edhe avokati, Skender Musa.
Televizioni ka tentuar të marrë një qëndrim të Qeverisë për hapat që do t’i ndjek pas refuzimit të OVL-së, por zyrtarët e kontaktuar nuk kanë shprehur gatishmëri për t’u përgjigjur. /Tëvë1/
Video: KËTU