Një person ka bërë vetëplagosje aksidentalisht sot në Skenderaj.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka bërë të ditur se i lënduari është i moshës madhore.
Zahiti ka njoftuar se i plagosuri ka kërkuar tretman mjekësor në QKUK.
“Bazuar në të dhënat fillestare, bëhet e ditur se një person i moshes madhore si pasojë e vetëplagosjes aksidentale me armë gjuetie ka kërkuar tretman mjekësor në QKMF në Skenderaj.” – konfirmoi ai.