26.9 C
New York
Monday, July 7, 2025

Buy now

Vetëplagoset një ish-efektiv i RENEA-së me armë zjarri në Tiranë

- Advertisement -

Një ish-efektiv i RENEA-s u vetëplagos me armë zjarri mbrëmjen e së martës në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në zonën e ish-Institutit në Kamës ku Bledar Beluli, 37 vjeç mësohet se është plagosur aksidentalisht me armën që mbante me vete.

Ish-efektivi mësohet se ka marrë një plumb në këmbë. Beluli ishte nisur për në spital, por nuk ka mundur dhe është ndalur tek Casa Italia ku ka kërkuar ndihmë, raporton Euronewsalbania.

37-vjeçari e kishte armën me leje dhe dyshohet se është shkrepur në momentin që po e pastronte.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Policia, sipas të cilës, arma me të cilën është vetëplagosur Beluli ishte me leje.

Të ngjashme

Të fundit