24.2 C
New York
Sunday, July 27, 2025

Buy now

Vetëplagoset me pushkë gjuetie një person në Gjakovë

- Advertisement -

Një person në Gjakovë dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht në këmbë me një pushkë gjuetie.

Policia ka bërë të ditur se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve, ai është në gjendje stabile.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, dy fishekë dhe një gëzhojë.

“Një mashkull kosovar dyshohet se është vet-plagosur aksidentalisht në këmbë me një pushkë gjuetie. I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është në gjendje stabile. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie 2 fishekë dhe një gëzhojë. Në konsultim me prokurorin është incuar rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Të ngjashme

Të fundit