Qytetarë serb në veri të Mitrovicës dolën në protestë pasditen e kësaj të premte për ta kundërshtuar udhërrëfyesin e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për implementimin e marrëveshjeve për energjinë të dakorduara më 2013 e 2015.
Por janë vetëm tre persona që protestuan.
Më 21 qershor, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje që do të mundësonte faturimin e qytetarëve të veriut, të cilët nuk kanë paguar rrymë mbi 20 vite.
Faturimin e rrymës pritet ta bëjë, kompania serbe, Elektrosever.
Gjatë ditës së sotme bordi i Zyrës së Rregullatorit PËR Energji me pesë vota “pro” dhe asnjë kundër, ka aprovuar licencën 5-vjecare për furnizim me energji elektrike për “Elektrosever”.