1.7 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

‘Vetëm në janar 43 punëtorë shëndetësor kanë kërkuar të ikin nga Kosova, 24 kanë marrë pushim pa pagesë’

- Advertisement -

Liberalizimi i vizave ka alarmuar shumë segmente, qoftë të sektorit privat por edhe të atij publik.

Mjekë, infermierë, mësimdhënës, policë e zyrtarë të administratës shtetërore, po e shohin Evropën si mundësi për një jetë më të mirë.

Nga Federata Sindikale e Shëndetësisë kanë alarmuar për numrin e madh të punonësve shëndetësor për t’u larguar nga Kosova.

Tevide Imeri nga kjo sindikatë ka dhënë shifra alarmante të kërkesave që janë bërë për ikje nga Kosova.

Ajo ka theksuar për Gazeta Blic 43 punëtorë shëndetësorë kanë paralajmëruar ikjen nga Kosova vetëm në muajin janar.

“Pas liberalizimit të vizave nuk është çështje e ikjes vetëm e punëtorëve shëndetësorë, por ikje e qytetarëve, të rinjve dhe qytetarëve të papunë. Ne jemi munduar si Federatë me nxjerrë disa të dhëna prej institucioneve publike për ta parë përafërsisht numrin e atyre që duan të ikin. Vetëm në janar sa kanë kërkuar për të ikë prej Kosovës, janë rreth 43 punëtorë shëndetësor të sektorit publik, që do të thotë që ikja është më shumë e atyre që nuk kanë krijuar një marrëdhënie pune, sepse këta që kanë një kontratë pak më vështirë e lëshojnë punën në Kosovë për me emigruar me një vend tjetër”, tha ajo.

Sipas saj, ndërkaq numri i punëtorëve shëndetësor që kanë kërkuar pushim pa pagesë është 24.“Ne nuk e kemi kërkuar arsyen, sepse nuk është në kompetencën tonë pse kanë kërkuar pushim pa pagesë, por vetëm e kemi nxjerr një numër të përgjithshëm”, tha ajo për GazetaBlic.

Sipas saj, në Kosovë pritet që të ketë një krizë në sektorin e shëndetësisë në mungesë të infermierëve dhe mjekëve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit