2.4 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Vetëm disa ditë pas bashkëshortit, Sarah Jessica Parker infektohet me Covid

- Advertisement -

Aktorja e njohur, Sarah Jessica Parker ka rezultuar pozitive me Covid-19 vetëm disa ditë pasi bashkëshorti i saj Matthew Broderick u infektua me të njëjtin virus.

Lajmin e bën të ditur producentët e shfaqjes në një deklaratë për Variety.

“Me Matthew Broderick dhe Sarah Jessica Parker pozitivë për COVID, performanca e sotme e “Plaza Suite” është anuluar”, thanë ata.

Producentët kërkojnë falje për shqetësimin që u ka shkaktuar anëtarëve të audiencës. Mbajtësit e biletave duhet të kontaktojnë pikën e tyre të shitjes për të riplanifikuar për një performancë të ardhshme ose për të marrë një rimbursim. Ata gjithashtu shtuan: “Të gjithë i urojnë Mattheë dhe Sarah Jessica një shërim të shpejtë”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit