21.6 C
New York
Wednesday, October 8, 2025

Buy now

“Vetem ai qe pranon veten, fluturon me krahët e lirisë”

- Advertisement -

Nga Aurora Pirraku Nika

Në Kosovë po afrohen zgjedhjet komunale –një kohë reflektimi dhe zgjedhjeje jo vetëm politike, por edhe shpirtërore.

Ky është momenti për të zgjedhur veten, për të parë me qartësi dhe vetëdije,për të menduar jo vetëm për sot, por për brezat që do të vijnë.

Prej vitit 2004, jam e angazhuar në politikën suedeze,ku kam mësuar se demokracia fillon nga pranimi dhe vetëdija.

Vetëm kur njeriu kupton veten dhe e pranon me gjithë dritën dhe hijet e tij,mund të marrë vendime të mençura edhe për të tjerët.

Në terapinë psikologjike, themeli i pranimit është pika ku njeriu ndalon luftën me veten dhe fillon të bashkëpunojë me realitetin e tij të brendshëm.

Pranimi nuk është dorëzim, por forca e qetë që lind nga vetëdija.
Ai është aftësia për të thënë: “Po, kjo është ajo që ndjej tani,”pa u përpjekur ta ndryshojmë apo ta fshehim.

Kur pranojmë, ne e lejojmë jetën të rrjedhë përmes nesh
në vend që të luftojmë kundër saj.
Në vend të mbylljes, zgjedhim hapjen.

Në vend të kritikës, zgjedhim dashurinë.

Ashtu si shqiponja që ngrihet mbi erërat,edhe ne mund të ngrihemi mbi vështirësitë tona kur i pranojmë me vetëdije e dashuri.

Pranimi na bën të fortë, të qëndrueshëm dhe të lirë –
sepse nuk është frika ajo që na udhëheq, por qartësia dhe paqja e brendshme.

Shqiponja jonë kombëtare përfaqëson fuqinë, krenarinë dhe ndërgjegjen që ngrihet mbi kufijtë e frikës.

Ajo na kujton se populli shqiptar është i fortë kur është i bashkuar, i vetëdijshëm dhe i drejtë.
Forca jonë nuk qëndron në ndarje,
por në aftësinë për të parë me sy të kthjellët dhe për të pranuar me zemër të hapur.

Krahët e shqiptarëve janë metafora e shpirtit tonë –forca që lind nga qartësia dhe dashuria,
nga vetëdija dhe pranimi.
Vetëm kur i hapim të dy krahët, mund të fluturojmë drejt dritës dhe lirisë.

Kosova është shqiponja jonë,
dhe ajo mund të fluturojë vetëm kur TI i hap krahët –me guxim, vetëdije dhe dashuri për atdheun.

📍 Västerås, Tetor 2025

Aurora Pirraku Nika
Leg. Psykoterapeut Cognitive Behavioral Therapy (CBT) & Psychodynamic Therapy.
Trauma & ACT (Acceptance and Commitment Therapy)
Fil. Mag i Ledarship
Fil. Mag Shkencëtare në Shkencat e Sjelljes. Beteendevetare.
Kriminologe me Magister në Punën e Policisë
E angazhuar në politikë në Suedi që nga viti 2004

Të ngjashme

Të fundit