17.9 C
New York
Wednesday, October 8, 2025

Buy now

Vetëm 5 mijë tifozë në Leskovc

- Advertisement -

Frika e madhe dhe rrezikshmëria e lartë, kanë bërë që organizatori i ndeshjes Serbi – Shqipëri, ta reduktojë edhe më tej numrin e tifozëve që do të jenë të pranishëm në stadiumin e Leskovcit.

Federata e Futbollit të Serbisë, duket se nuk do të lejojë më shumë se 5000 mijë tifozë në stadiumin “Dubaçiqa”, gjë që është konfirmuar edhe nga selektori Dragan Stojkoviq.

Javën e shkuar, FIFA dënoi Federatën serbe duke ia mbyllur 20% të kapacitetit të stadiumit, ku pritej të lejoheshin vetëm 6500 shikues.

Megjithatë, Stojkoviq ka pranuar se në tribuna do të ketë edhe më pak njerëz, duke u përgjigjur me fjalët se “do ta shikoni se nuk do të ketë më shumë se 5000 tifozë”.

Përkundër kësaj, masat e sigurisë pritet të jenë të larta dhe Serbia do të jetë nën vëzhgim të FIFA-s dhe UEFA-s, të cilat thuhet se kanë paralajmëruar Federatën serbe me përjashtim nga eliminatoret e Botërorit nëse në ndeshjen me Shqipërinë ndodhë ndonjë skandal.

Krahas përjashtimit nga ky cikël eliminator, Serbia rrezikohet edhe me një pezullim dyvjeçar.

Të ngjashme

Të fundit