3.4 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Vetëm 33 inspektorë në Inspektoratin e punës

- Advertisement -

Premtimi i Qeverisë Kurti për pesëfishim të inspektorëve të punës nuk është realizuar ende. Madje gjatë vitit 2023 në këtë Inspektorat janë vetëm 33 të tillë. E shkeljet e të drejtave të punëtorëve po vazhdojnë, ndërsa kërkesat për rekrutim të inspektorëve të rinj janë shtuar.

Nga Qeveria Kurti kishte premtuar pesëfishimin e inspektorëve të punës.

Por nga 38 inspektorë sa kanë qenë gjatë vitit 2022, gjatë këtij viti ky numër madje është zvogëluar.

Kjo shifër sipas Inspektoratit të Punës është e vogël për të mbuluar tërë Kosovën.

Se nuk ka ndihmë nga ana e qeverisë për Inspektoratin e thotë edhe kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Por në këtë institucion, sipas Azemit ka inspektorë të cilët nuk po e kryejnë punën siç duhet.

“Nuk ka respektim të Ligjit të Punës, nuk ka marrëveshje kolektive, nuk kemi respektim të Ligjit mbi Sigurinë dhe Shëndetin në Punë. As vet qeveria nuk është duke i ndihmuar Inspektoratit po edhe inspektorët kemi një numër shumë të madh që nuk janë duke e çmuar ose nuk janë duke e kryer punën ashtu si duhet e krejt kjo shkon në dëm të punëtorëve”, thotë Azemi.

E kërkesë për rekrutim të inspektorëve të rinj bën Instituti Demokratik i Kosovës.

“Inspektorati i Punës duhet të fillojë sa më parë procedurat për rekrutimin e inspektorëve të rinj të punës, kjo si përgjigje ndaj nevojave që paraqiten qoftë kjo për mbikëqyrjen e Ligjit të Punës por edhe evitimin e shkeljeve të këtij ligji”, deklaroi Albesa Humolli nga KDI.

Inspektorati i Punës është institucioni primar që përkujdeset për të drejtat e punëtorëve në vend. /Teve1/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit