Disneyland tani është më afër se kurrë… vetëm një faturë larg.
A e keni menduar ndonjëherë se me 30€ mund të shkoni në Disneyland Paris? Tani është e mundur – falë kampanjës më të re nga Sarajeva Steak House, në bashkëpunim me agjencinë e udhëtimeve Prishtina Ticket.
Sarajeva Steak House nuk është thjesht një vend ku shijon një vakt të mirë, është një vend ku përjetimet kanë vlerë. Dhe tani, ato përjetime mund t’ju çojnë shumë më larg seç keni menduar ndonjëherë. Në bashkëpunim me Prishtina Ticket, Sarajeva Steak House ka lansuar kampanjën Sarajeva Steak House Adventure – një udhëtim që nis nga tavolina dhe përfundon në zemër të magjisë së Disneyland-it.
Me një përvojë të gjatë në organizimin e udhëtimeve të paharrueshme, Prishtina Ticket është partneri ideal për çdo aventurë që nis me ëndrrën dhe përfundon me kujtime të çmuara. Fituesit do t’i ofrohet mbështetje e plotë për fluturimin, akomodimin, dhe hyrjen në park, duke i mundësuar një përvojë të këndshme dhe pa stres nga fillimi deri në fund.
Përmes këtij bashkëpunimi, Sarajeva Steak House dhe Prishtina Ticket, me përvojën dhe profesionalizmin e tyre, kanë siguruar që ky udhëtim të jetë aq i lehtë sa është i bukur – nga nisja, deri te buzëqeshja e parë përballë kështjellës së Disneyland-it.
H1: Si të hyj në lojë?
Çdo klient që shpenzon 30 euro ose më shumë në Sarajeva Steak House do të bëhet pjesë e lojës për të fituar katër bileta për në Disneyland Paris. Fituesi do të shpallet me short në rrjetet sociale të Sarajeva Steak House. Fituesi do të ketë mundësinë të ndajë këtë përvojë të paharrueshme me familjen, duke shijuar ditë të mbushura me emocione, lojëra, dhe buzëqeshje në vendin ku ëndërrat bëhen realitet.
Kampanja është tashmë aktive dhe do të zgjasë deri më 15 qershor