Thirrjet në këtë mënyrë, u bën për shumë vjet.
Por, tani këta telefona fiks në këtë lokal të Prishtinës, po mbahen për një qëllim krejt tjetër.
“Këta telefona nuk janë funksional, i mbajmë për vetëm për dekor..”, thotë Trimor Thaçi, me profesion kamerier.
E në këtë lokal, gjendet edhe ky telefon, shumë më i vjetër se ai i pari.
Por, edhe numri i qytetarëve që komunikojnë përmes telefonisë fikse në Kosovë, ka shënuar rënie.
Madje këta të fundit shprehen se tani nuk mbajnë më pajisje të tilla në shtëpi.
Ndërkohë nga Telekomi i Kosovës, kanë treguar se sa numra aktiv të telefonisë fikse, janë aktualisht në gjithë Kosovën.
“Numri momental është dikun 23 mijë parapagues. Shpërndarja është në krejt Kosovën, në Prishtinë pak ma shumë shkaku i institucioneve”, thotë Rasim Cubolli, menaxher i rrjetit aktiv në rrjetin fiks.
Ndërsa numri më i lartë i përdoruesve, sipas Cubollit, ishte në vitin 2007 me 120 mijë parapagues.
Por, që nga ky vit, interneti dhe aplikacionet për komunikim pa pagesë, bën që telefonat fiks të braktisën.
Kjo gjë, e dëmtoi edhe Telekomin e Kosovës.
Pavarësisht bombardimeve që iu bën disa pikave të Postës së Kosovës, vetëm pas luftës sipas Cubollit, ishin rreth 20 mijë numra aktiv në shtëpitë e kosovarëve. /Teve1/
Video: KETU