13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

“Vetë-menaxhim për komunitetin serb në Kosovë”, çka thuhet në nenin 7 të propozimit evropian?

- Advertisement -

Bashkimi Evropian zyrtarisht ka publikuar përmbajtjen e Planit Evropian.

Në të janë 11 nene, të cilat sonte janë miratuar vetëm verbalisht pasi palët kosovare dhe serbe nuk kanë nënshkruar propozimin e BE-së.

Neni 7 i planit “Marrëveshja për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” i propozuar nga Bashkimi Evropian thotë se, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës, palët do të sigurojnë një nivel të vetë-manxhimit për komunitetin serb në Kosovë në disa fusha. Këtu përfshihet edhe mundësia e ndihmës financiare nga Serbia.

Ky nen gjithashtu kërkon që palët të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe të ofrojnë mbrojtje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe.

Neni 7

Të dyja palët angazhohen të krijojnë marrëveshje dhe garanci specifike, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke u mbështetur në përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe aftësinë për ofrimin e shërbimeve në fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës.

Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit