-0.4 C
New York
Thursday, March 19, 2026

Buy now

Vetdorëzohen në polici anëtarët e familjes Likaj, të dyshuarit për plagosjen në Prizren

- Advertisement -

Tre të dyshuarit për plagosjen e dyfishtë më 22 maj të këtij viti në Prizren, janë vetdorëzuar në polici pasditen e së martës.

Abedin, Shaqir dhe Isuf Likaj janë dorëzuar në polici pas shpalljes në kërkim nën dyshimet për kryerjen e veprave penale Vrasje e rëndë në tentative, Lëndim i rëndë trupor, Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve si dhe Pjesëmarrje në rrahje.

Policia e Kosovës kishte shpallur dje në kërkim gjashtë anëtarët e familjes Likaj, ndërkaq tre prej tyre sot janë dorëzuar në polici. Në arrati vazhdojnë të mbeten akoma Hajdin, Zenel dhe Isuf Likaj.

“Hetuesi policor gjate hetimit te rasti ne cilësinë e provave materiale kanë arrit te gjejnë dhe te sekuestrojnë një revole prodhim Jugosllave “Cervena Zastava”,cal 9 mm dhe një karkator pa fishek, për te cilën dyshohet se është përdorur. Të njëjtit në prani të avokatit mbrojtës janë intervistuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të ngjashme

Të fundit