Një vetaksident trafiku ka ndodhur sonte në Lubozhdë të Istogut.
Nga ky vetaksident vdiq një person.
Rastin e konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë, Fadil Gashi.
“Rreth orës 18:50, policia është njoftuar për një aksident në Lobuzhdë të Istogut. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia mësoi se bëhet fjalë për vetaksident. Një person ka qenë në veturë. Është njoftuar stafi emergjent dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve të aksidenteve dhe Prokurori” tha Gashi për Demokracia.com.
Viktima në fjalë është E. Zogaj, nga fshati Kaliqan dhe Zogaj po drejtonte një veturë të tipit Mercedes 190.