19 C
New York
Friday, September 12, 2025

Buy now

Vetaksident në Klinë, tre të lënduar përfshirë një fëmijë

- Advertisement -

Tre persona, përfshirë një fëmijë kanë mbetur të lënduar nga një vetaksident në fshatin Grabanicë të Klinës.

Fëmija fillimisht është dërguar në QMF e më pas në Spitalin Rajonal në Pejë, është dërguar në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

“Policia është njoftuar për një vetaksident në fshatin Grabanicë në Komunën e Klinës. Lëndime kanë pësuar tre persona, njëri nga të lënduarit është fëmijë dhe ka pësuar lëndime të rënda. Fillimisht janë dërguar në Qendrën Mjekësore Familjare, pastaj në Spitalin Rajonal në Pejë, gjersa fëmia i lënduar me udhëzim të mjekut kujdestar është transferuar për në QKUK. Rasti është duke u hetuar”, tha Gashi.

 

Të ngjashme

Të fundit