Home Lajme Vetaksident në Gjakovë, vdes 54-vjeçari nga Shqipëria

Vetaksident në Gjakovë, vdes 54-vjeçari nga Shqipëria

0
Vetaksident në Gjakovë, vdes 54-vjeçari nga Shqipëria

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në Gjakovë, saktësisht në fshatin Vogovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka bërë me dje se sipas informacioneve të para, shoferi i automjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalur nga rruga.

Elezaj ka njoftuar se viktima është shtetas i Republikës së Shqipërisë, 54-vjeçar.

Rreth orës 19:50 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Vogovë- Gjakovë. Policia ka dalë në vend-ngjarje ku ngasësi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar. Për pasojë shoferi i automjetit (mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i lindur në vitin 1969) ka humbur jetën. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit si dhe janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.” – ka njoftuar Elezaj.

Exit mobile version