Një vetaksident ka ndodhur sot rreth orës 15:25 në Qyshk të Pejës, ku një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Vdekja e vozitësit është konstatuar nga emergjenca, ndërsa pasagjeri është dërguar në Emergjencën e Spitalit rajonal”, tha Gashi.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.