8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Vështirësitë e realizimit të hapave të ardhshëm të dialogut me Serbinë

- Advertisement -

Është komentuar që Serbia ka filluar të jap sinjalet e para për moszbatimin e planit franko-gjerman. Madje ka zëra që thonë që Serbia tanimë e ka refuzuar atë propozim. E nga partia në pushtet thonë se janë të vetëdijshëm për qasjen që Serbia e ka në këtë proces.

Refuzimi i Serbisë që të nënshkruaj planin evropian për normalizim marrëdhëniesh me Kosovën, ka ngjallur reagime të shumta si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.

Kjo madje ka ngritur dyshime që Serbia nuk do ta pranoj fare planin franko-gjerman.

Por, njohësi i çështjeve politike Melazim Koci, thotë se Serbia më 27 shkurt veçse e ka refuzuar këtë plan.

“Serbia në fakt e ka refuzuar marrëveshjen. Është çështje tjetër që Bashkimi Evropian nuk deshi ta fajësoi Serbinë për një gjë të tillë dhe u gjetën formulime dhe forma që unë mendoj që janë në funksion të amnistimit të Serbisë për dështimin e nënshkrimit të marrëveshjes. Rrjedhimisht është bartur takimi i ardhshëm jashtë Brukselit, sepse edhe ata vetë janë të vetëdijshëm që gjasat për nënshkrim të marrëveshjes dhe sukses të marrëveshjes janë të vogla në një periudhë afat shkurtër”, deklaroi Koci.

Gjatë kësaj jave kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se presidenti serb, Aleksandër Vuciq, ka shkelur zotimet e dhëna në takimin e fundit në Bruksel.

Deputeti nga radhët e partisë në pushtet, Armend Muja, thotë se janë të vetëdijshëm për qasjen e paparashikueshme që Serbia ka në politikën e jashtme.

“Nuk ka mëdyshje që Serbia një herë i pranon, pastaj i tenton kinse i qet do iniciale dhe pastaj nuk i zbaton. E kemi, Serbia është akter i paparashikueshëm në raportet ndërkombëtare, jo vetëm ndaj neve, por edhe ndaj vendeve tjera. Keni parasysh që ka probleme edhe me orientimin e pro politikave evropiane. ky është akteri që ne po ballafaqohemi. E dijmë edhe ne që është një akter i vështirë, por jam goxha i bindur që me qeverisjen që e kemi jemi në rrugë të mirë, totalisht me u ballafaqu me ta”, tha Muja.

Ka kohë që emisarët ndërkombëtar i kanë njoftuar palët për sanksionet me të cilat do të përballen në rast të refuzimit të propozimit evropian për normalizimin. /Teve1/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit