8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Veseli: Procesi gjyqësor të fillojë sa më shpejt, ta shpreh pafajësinë time para qytetarëve e bashkëluftëtarëve

- Advertisement -

Ka filluar konferenca dëgjimore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kuadër të Gjykatës Speciale në Hagë.

Në konferencën e sotme dëgjimorë në një lidhje direkte është paraqitur edhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Ndër të tjerash, gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka paraqitur zhvillimet të cilat kanë të bëjnë me zgjerimin e fundit të aktakuzës.

Me këtë rast, Veseli ka deklaruar se ka pranuar aktakuzën e ndryshuar me datë 29 prill 2022.

“Po, e kam marrë”, është përgjigjur shkurt Veseli në pyetjen e gjyqtarit Guillou, transmeton lajmi.net.

Pas kësaj, Veseli po ashtu ka deklaruar se ka dëshirë që procesi gjyqësor të fillojë sa më shpejtë që të jetë e mundur

“Faleminderit z. gjykatës. I kam lexuar, vetëm se kam dëshirë që procesi gjyqësor të fillojë sa më shpejtë e të kem të drejtën të shprehem për pozitën time dhe pafajësinë time. Para qytetarëve dhe bashkëluftëtarëve të Kosovës, si dhe këtij gjyqi të nderuar”, shtoi Veseli.

Pas kësaj gjykatësi Guillou, u deklarua për të drejtat e Veselit në këtë proces gjyqësor.

Pas kësaj, Veseli tha se i dëgjoi të drejtat e të cilat uron të mund t’i aplikojë pikërisht në këtë gjykatë.

“Po z. gjykatës. I dëgjova këto të drejta. Kisha pas dëshirë që këto të drejta të cilat i përmendni të kem të drejtë pikërisht në këtë gjykatë edhe t’i aplikojë.”, shtoi ai.

Ndryshe Hashim Thaçi, është paraqitur sot përmes lidhjes direke në ora 10:00, Veseli në ora 11:15 ndërsa më pas para Speciales do të paraqitet edhe Jakup Krasniqi në ora 14:00 si dhe në fund Rexhep Selimi duke nisur nga ora 15:15.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mund të mos fillojë as këtë vit meqë të njëjtit do të përballen me pretendime të reja të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Gjatë paraqitjes së tij të sotme në konferencën dëgjimore, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është deklaruar i pafajshëm.

“Nuk kam çfarë të shtojë, por deklarohem i pafajshëm megjithëse ende s’kam arritur që ta lexojë aktakuzën, por deklarohem i pafajshëm. Zotëri gjyqtarë theksova se amendamentet tuaja janë shumë të redaktuara nuk mund ti lexojë, nuk kam arritur dhe prandaj s’i kam kuptuar , por deklarohem i pafajshëm.”,deklaroi Thaçi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit