Ai theksoi se nuk u provua asnjë veprim nga ana e tij, raporton Klankosova.tv.
“E di çfarë do të thotë të jetosh nën kërcënim të vazhdueshëm, një përvojë që s’ia dëshiroj askujt. Kam mësuar një të vërtetë, në padrejtësi, njeriu duhet të ruajë integritetin moral dhe vlerat themelore humane. Disa mund të pyesin nëse këto janë vetëm fjalë apo nëse pasqyrohen në jetën dhe veprimet e mia. Përgjigjja është e qartë, jo vetëm në fjalët e mia, por mbi të gjitha në provat e paraqitura para kësaj gjykate. Pas dekadash hetimesh, nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam kryer ndonjë krim. Nuk u provua asnjë veprim nga ana ime”, deklaroi Veseli, njofton Klankosova.tv.






