Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu, përmes Instagramit, ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj, të cilët i bënin pyetje të ndryshme, e ajo u përgjigjej.
E s’kishte si të mungonte një pyetje për partnerin e saj, të cilin Vesa ende nuk e ka bërë publik.
“Po burrin pse nuk po e tregon?”, ka qenë pyetja e një prej ndjekësve të saj.
Vesa kësaj pyetje i është përgjigjur duke thënë “Se e ka Instagramin e vet”.