Ish-konkurrentja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu e ka konfirmuar se është në një lidhje dashurie.
Ajo është përfolur shumë në mediat rozë, si shkak i ndarjes nga ish i fejuari, Mergim Berisha, gjë që historinë e saj e dinë pothuajse të gjithë shqiptarët.
Një koment të tillë ka marr bukuroshja, që kinse ajo po e vuan ende këtë ndarje, shkruan Klankosova.tv.
E kthimi i komentit të Vesës ishte epik.