20.6 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Vesa Smolica me rrëfim prekës: Kisha tri ditë jetë, kam kryer katër operacione

- Advertisement -
Këngëtarja nga Kosova, Vesa Smolica, është njëra nga banoret në Big Brother VIP Albania 3.

Ajo së fundmi ka bërë një bisedë me Graciano Taganin, ku i ka rrëfyer për një sëmundje.

E njëjta nuk ka zbuluar se për çfarë bëhet fjalë, por tregon se ka kryer katër operime për një vit.

Foto: Screenshot/Instagram

“Ka qenë një lloj maltretimi prej tyre, është zmadhuar ajo që kisha. Brenda një viti kam bërë katër operime. Pastaj kam qenë mirë. Njeriu duhet t’i kalojë disa gjëra për të parë që jeta është e bukur, duhet me jetu çdo moment. Duhet të kemi njerëz të mirë rreth vetes. Me u tregu më pozitiv”, u shpreh ajo.

Artistja shqiptare shtoi: “Në operacionin e fundit kam pasur tre ditë jetë, më kanë futur në intensiv”.

Foto: Screenshot/Instagram

Smocila ka folur për këtë për herë të parë, ndonëse nuk dihej më herët.

Gjatë kësaj kohe në BBVA, ajo ka qenë e qetë dhe më pak e përfshirë në debate.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit