Home Rozë Vesa Luma publikon fotografinë kur ishte e vogël dhe vërteton qartë se djali është kopje e saj

Vesa Luma publikon fotografinë kur ishte e vogël dhe vërteton qartë se djali është kopje e saj

0

Ditën e sotme, këngëtarja e njohur, Vesa Luma ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi kur ka qenë e vogël dhe sigurisht që duket një ëmbëlsirë e vërtetë.

Në foton e publikuar, artistja ka treguar se fotografia në fjalë i përket pasaportës të parë që ajo ka patur dhe ka qenë vetëm 7 vjeç.

“Fotografia e parë e pasaportës. Në moshën e Lianit”, shkruan bashkangjitur postimit të saj këngëtarja.

Ajo që është komentuar së tepërmi në këtë fotografi është ngjashmëria e madhe e artistes me djalin e saj, Lian, të cilët duken kopja e njëri-tjetrit.

Kujtojmë që Vesa Luma dhe bashkëshorti i saj, reperi Big Basta, së bashku me djalin e tyre, jetuan prej 6 vitesh në Zelandën e re.

Vetëm pak kohë më parë, cifti i njohur ka treguar se vendosi të rikthehet përfundimisht në Shqipëri, pasi nuk kanë mundur të adaptohen 100% atje.

“Në përgjithësi, kemi qëndruar 6 vjet. Unë kam ardhur dhe kam ikur kohë pas kohe, por nuk kam mundur të adaptohem 100 për qind, por kur është fëmija në mes, duhen bërë ca sakrifica që shumica prej nesh i di. Unë edhe Geri nuk jemi njerëz që e duam stabilitetin “jemi këtu dhe këtu do rrimë, këtu do përfundojmë”. E quajmë më shumë veten banorë të globit, por sa herë kthehemi në Shqipëri dhe Kosovë, sikur na ngre vendi, familja …”, ka thënë Vesa për vendimin për t’u rikthyer në vendlindjen e tyre.

Exit mobile version