Vesa Luma ka vendosur t’i bëjë një ‘prank’ të frikshëm bashkëshortit të saj, Big Basta, në mënyrë shumë të thjeshtë, por jashtëzakonisht efektive.
Këngëtarja, e njohur jo vetëm për talentin e saj muzikor, por edhe për sensin e humorit, vendosi ta zë në befasi partnerin e saj me një skenë që në fillim mund të dukej si diçka serioze.
Ajo u shtri në tokë, me kokën të shtrirë në korridorin e shtëpisë, duke krijuar një pamje që lehtësisht mund të ngatërrohej me një situatë të frikshme.
Në atë çast, Big Basta po vinte në korridor i pavetëdijshëm për “kurthin” që e priste.
Sapo e pa skenën, ai u trondit dhe nga hutimi dhe frika, telefoni i ra nga dora.
Por frika nuk zgjati shumë. Në momentin që e kuptoi që gjithçka ishte një shaká, Vesa shpërtheu në të qeshura, e kënaqur që plani i saj kishte funksionuar më së miri.
Reagimi i Big Bastës ishte i paçmueshëm dhe situata u kthye shpejt në një moment humori dhe dashurie mes çiftit.