Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi u deklaruan sërish të pafajshëm në fjalët e tyre përmbyllëse në Gjykatën Speciale në Hagë.
Avokati Florin Vërtopi, për emisionin FIVE, tha se fjalët përfundimtare kanë qenë të detajuara dhe analitike, duke përfshirë gjithë etapën e ngjarjeve nga veprimet e UÇK-së deri tek ndërhyrja e NATO-s më 24 mars 1999.
“Fjalët përfundimtare kanë qenë jashtëzakonisht përmbledhëse dhe analitike, është filluar me pjesën gjitha fjalët përfundimtare edhe të avokatëve mbrojtës, është filluar me pjesën kur Kosova është dashur me i ndërmarrë veprimet që janë ndërmarrë prej UCK edhe deri tek kulmi kur NATO-ja me datë 24 mars 1999 ka ndërhyrë, dhe baza e ndërhyrjes është neni 2 i konventës për paktin ndërkombëtare për liritë politike dhe civile, shtet janë të detyruara dhe të garantojnë të gjitha të drejtat që janë përcaktuar me atë konventë, e ajo ka të bëj me jetën ndalimin e torturës e të tjera, Këtë nuk e ka bërë Serbia, të kundërtën, qëllimi i saj ka qenë shfarosja zhdukja, kjo filloi edhe me fjalën përfundimtare të zotit Thaçi”, ka deklaruar ai në emisionin FIVE.
Ai theksoi se ndërhyrja e NATO-s nuk mund të shihet si mbështetje për ndonjë “ndërmarrje kriminale” siç pretendojnë Prokuroria në Hagë, dhe se gjykata duhet të marrë parasysh mungesën e provave të drejtpërdrejta për akuzat, si trafikimi me organe.
“Edhet shtet tjera duke parë mundësin e zhdukjes së një populli ka ndërhyrë, a ua merr mendja që NATO e ka mbështet një ndërmarrje të përbashkët kriminale, jo assesi, këtë e than edhe dëshmitarët që janë dergjur e të propozuar nga mbrojtja. Kujt do t’i falet besimi këtë do ta shohim kur shpallet vendimi gjyqësor”, ka deklaruar ai.
Vërtopi tha se, duke pasur parasysh se mbi 60 për qind e provave nuk kanë qenë publike, nuk mund të parashikohet vendimi, por beson fuqishëm se mund të vijë deri te lirimi i të akuzuarve.
Po ashtu, ai ka potencuar se trupi gjykues mundet t’i lirojë të gjithë,, por mundet edhe aktgjykim pjesërisht, “me i liru edhe disa prej tyre me i gjyku”.





