-7 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Versioni i Lajçakut për takimin me Albin Kurtin: Koha për progres është tani

- Advertisement -

Ndërmjetësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për takimin e së premtes me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në margjinat e Forumit Ekonomik të Delphit në Athinë të Greqisë.

Lajçak, nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare në ‘Twitter’, ka thënë se me Kurtin ka diskutuar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan lajmi.net.

Pata një takim të rëndësishem me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, në margjinat e Forumit të Delphit. Ne folëm për problemet aktuale dhe hapat e radhës në dialog drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Koha për të bërë progres është tani”, ka shkruar Lajçak në ‘Twitter’.

Ndërkaq, nga Zyra e Kryeministrit, me anë të një komunikate për media, bënë të ditur se kryeministri Kurti nga Lajçak kërkoi njohjen e ndërsjellë në kuadër të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes palës kosovare dhe asaj serbe.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit