3.1 C
New York
Thursday, February 13, 2025

Buy now

Vërshimet, Haradinaj-qeverisë: Përkrahje direkte për mbulimin e dëmeve

- Advertisement -

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar pas vërshimeve dhe përmbytjeve si pasojë e reshjeve të shiut, duke kërkuar intervenim emergjent nga institucionet qendrore në Prishtinë.

“Jemi në përkrahje të kryetarëve të komunave Ardian Gjini dhe  Smajl Latifi si dhe shtabeve emergjente të komunave Gjakovë e Rahovec, në përpjekjet e tyre që të jenë pranë qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.  Njëkohësisht, kërkojmë intervenim emergjent nga institucionet qendrore në Prishtinë dhe përkrahje direkte për mbulimin e dëmeve të shkaktuara”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

I shqetësuar nga gjendja e krijuar në Gjakovë dhe Rahovec pas dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe përmbytjet. Dëmet kanë përfshirë shtëpi banimi, ekonomi familjare, biznese, hapësira e objekte publike dhe toka bujqësore.

Jemi në përkrahje të kryetarëve të komunave Ardian Gjini dhe  Smajl Latifi si dhe shtabeve emergjente të komunave Gjakovë e Rahovec, në përpjekjet e tyre që të jenë pranë qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Njëkohësisht, kërkojmë intervenim emergjent nga institucionet qendrore në Prishtinë dhe përkrahje direkte për mbulimin e dëmeve të shkaktuara.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit