0.1 C
New York
Saturday, January 25, 2025

Buy now

Vërshimet e mëdha, Lushtaku: Për shkak të inateve politike, niveli qendror nuk i doli në krahë Skenderajt

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, ka dalë në teren për të parë nga afër situatën e rënduar pas vërshimeve në Skenderaj.

Lushtaku është shprehur i indinjuar me nivelin qendror, i cili sipas tij për shkak të inateve politike nuk ka reaguar për t’i dalë në ndihmë kësaj komune.

“Situata me vërshime ka goditur rëndë Skenderajn. Komuna e Skenderajt dhe Shtabi Emergjent e ka menaxhuar mirë situatën duke evakuar banorët e rrezikuar. Mirëpo është për tu çuditur se si niveli qendror për shkak të inateve politike ka ndikuar tek institucionet tjera duke mos reaguar në këtë situatë. Ministria e Brendshme përmes Agjencisë së Emergjencave, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja nuk reaguan dhe nuk i ka dalë në krah komunës së Skenderajt në momentet më të rënda. Lutëm që reshjet e shiut të ndalen dhe gjendje të përmirësohet sa më shpejt! Lehtëso e mos vështirëso o Zot”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit