39 familje janë evakuuar nga rreziku i përmbytjeve në Mitrovicë, Skënderaj e Vushtrri.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Në rajonin e Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Jugu (Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri) janë evakuuar 39 familje të rrezikuara nga përmbytjet.
Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin e saj me përkushtim, duke vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet për ofrimin e sigurisë dhe asistencën e shërbimeve emergjente, me qëllim mbrojtjen dhe mbështetjen e qytetarëve në këto ditë me situata të jashtëzakonshme.






