5.1 C
New York
Wednesday, January 7, 2026

Buy now

Vërshime edhe në disa zona të Skenderajt, Lushtaku: Ekipet emergjente janë në terren

- Advertisement -

Reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime edhe në disa zona në Skënderaj.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Sami Lushtaku.

Postimi:

Reshjet e natës së mbrëmshme të cilat po vazhdojnë edhe sot kanë sjellë vërshime në disa zona të Komunës së Skenderajt, duke shkaktuar vështirësi për një numër familjesh.

Ekipet emergjente të zjarrfikësve që nga mesnata janë të angazhuara në terren dhe po përcjellin situatën me kujdes të shtuar.

Në bashkëpunim me të gjitha ekipet e emergjencave në kuadër të komunës, do të vazhdojmë të jemi pranë qytetarëve për tu përballur së bashku me këtë situatë!

Të ngjashme

Të fundit