Shkruan: Besa Ismaili
Veriu kthehet në tryezën e bisedimeve, për dëmin e Kosovës, por jo edhe në vëmendjen dhe dorëzgjatjen e qytetarëve të tjerë të Kosovës.
Ajo për çfarë jam shumë e brengosur, krahas mungesës së njohjes reciproke në marrëveshjen e nëntavolinave, janë qytetarët e terrorizuar në veri.
Mungesa e empatisë gjithpërfshirëse për banorët e veriut nga ana e shoqërisë kosovare në anën tjetër është vërtetë një tjetër çudi më vete!
Mosangazhimin institucional për banorët e veriut e kam kritikuar në vazhdimësi, ndërkohë që mosangazhimi qytetar lëndon botëkuptimin tim për shpirtin solidar të popullit tonë në momente kritike!
Asnjë iniciativë qytetare dhe as mobilizime humanitare. Asnjë angazhim komunitar për të arritur tek nxënësit e shkollave -kontenierë, për të ndihmuar dhe përkrahur të moshuarit, gratë, familjet.
Një solidaritet i munguar në vepër edhe këtë dimër.
Një Deklaratë e Përbashkët e një grupi të aktivistëve të Mitrovicës, me fokus qytetarin, është jo vetëm për t’u përshendur por për t’u marrë shembull.
DEKLARATË E PËRBASHKËT:
— Besart G. Peci (@pecibesart) December 12, 2022