-11.1 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Veriu i Kosovës, test për Serbinë

- Advertisement -

Serbia do të jetë në test të fortë përballë BE-së dhe SHBA-së. Njohësit e zhvillimeve politike në Beograd deklarojnë se vendosja e masave ndëshkuese ndaj Serbisë, varet nga ndikimi në veri të Kosovës.

Nëse Serbia nuk kontribuon në stabilizimin e situatës në veri të Kosovës, do të vendosen masat ndaj Beogradit, ka paralajmëruar Brukseli disa dite me pare. Reagimi zyrtar ne Beograd ende nuk ka, ndërsa njohësit e zhvillimeve vlerësojnë se masat e BE-së ndaj Serbisë janë të mundshme nëse gjykohet se ajo është burim i tensioneve në veri të Kosovës.

“Në Evropë, mund të ndjehet një lloj zhgënjimi me mosbashkëpunimin e vazhdueshëm të Serbisë dhe punën e saj për të minuar një pozicion të unifikuar politik evropian kur bëhet fjalë për Kosovën, por edhe me problemin e Ukrainës, në të cilën Serbia ka qëndruar në anën e atyre që minojnë unitetin evropian. Dhe që nga viti 2008, dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës, ne kemi pasur punën e vazhdueshme të Serbisë për të mos arritur unitetin evropian”, tha Ivan Videnoviq nga Organizata Politike Zëri.

BE-ja dhe Amerika presin nga Serbia qe të lehtësojë pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje te perseritura.

“Ka paqartësi por do të duhet të zgjidhet çështja e formimit të një qeverisje normale lokale përmes zgjedhjeve lokale. Dhe zgjedhjet e vetme që mund të çojnë në qeverisje legjitime, çfarëdo që të thotë kjo në këtë rast, janë ato në të cilat merre pjesë Lista Serbe, dhe do të duhet të ndodhë që edhe Beogradi të pranojë pjesëmarrjen në zgjedhje dhe që Kosova t’i pranojë ato rezultate zgjedhore”, thaksoi Dragan Popoviq nga Qendra për Politikë Praktike.

Paralajmërimi i masave te mundshme ndaj Serbisë vjen pas një letre të deputetëve evropianë, e qe shihet si shtrembi i qëndrimit të BE-së ndaj Serbisë, si pasojë e politikes së saj ndaj hapave të Perëndimit në lidhje me Kosovën.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit