Në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një deklaratë për media për sulmin terrorist të 24 shtatorit nga shteti serb në Banjskë të Zveçanit. Gjatë deklarimit, duket se Kurti nuk ka harruar të thumbojë pak edhe kryeministrin Rama pas disa deklaratëve nga ky i fundit rreth veriut të Kosovës që shkaktuan reagim në opinionin publik.
Kurti tha se pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, Kosova ka nevojë për shumë siguri pas sulmit terrorist dhe kriminal, për të cilin kreu i qeverisë tha se paraqet “cenim të integritetit territorial, sovranitetit shtetëror dhe sigurisë sonë kombëtare”.
“Denojmë sulmin terrorist kriminal, aktin e agresionit të Serbisë në Kosovë që vrau rreshterin policor, heroin e Kosovës, Afrim Bunjakun dhe plagosi dy të tjerë, që paraqet cenim të integritetit territorial, sovranitetit shtetëror dhe sigurisë tonë nacionale. Kemi nëvojë për siguri për Kosovën. Më shumë siguri për Kosovë”, tha Kurti.
Ai po ashtu mes tjerash duke iu përgjigjur një pyetje të gazetares tha mes tjerash se “veriu është tokë e Kosovës”. Një gjë të tillë Kurti e theksoi disa herë, deklaratë e cila dukej si kundërpërgjigje ndaj asah të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për Financial Times së fundi, ku mes tjerash tha se me kalimin e viteve, “Veriu i Kosovë është shndërruar në tokë të askujt”