“Vera thërret, Shqipëria të mirëpret”, motoja e hapjes së sezonit turistik nga nesër

- Advertisement -

Kryetari i Shoqatës së Turizmit në Kosovë,  ka njoftuar se pritet të hapet sezona turistike “Vera të thërret, Shqipëria të mirëpret”.

Ai ka thënë se është planifikuar që të hapet më 17 shkurt të këtij viti, mirëpo për shkak të protestës kundër Gjykatës së Hagës është shtyrë për muajin mars.

“Ne kemi filluar përgatitjet dhe realisht e hapim sezonën turistike për vitin 2026, duke pasur gjithmonë parasysh Shqipërinë si destinacion kryesor turistik, e kur flasim për Shqipërinë sigurisht janë zona të caktuara turistike ku fillon turizmi parapranverë, pra turizmi më i hershëm, ku e kemi veriun, Shëngjinin si top destinacion”, tha Kurtishaj.

“Ju e dini që ne gjithmonë kemi punuar në këtë drejtim dhe unë besoj se shqiptarët e Kosovës bëjën 50%, të numrit të përgjithshsëm të numrit në Shqipëri. Në vitin 2024 patëm një zvogëlim të numrit apo statistikave të shqiptarëve të Kosovës të cilët kaluan pushimet, për të vizituar të afërmit e tyre në diasporë”, tha Kurtishi.

 

Të ngjashme

Të fundit