Shkruan: Aurora B.Nika, Kriminologe dhe psikoterapiste
Përkundër faktit se shumë njerëz mbyten në verë tregon se jo gjithmonë është e lehtë për ta kuptuar apo parandaluar një mbytje.
Zakonisht shenjat që tregojnë në se një person është në rrezik për t’u mbytur nuk janë kaq të lehta per t’u kuptuar siç mendojnë shumica e njerëzve.
Një mbytje nuk eshte si në një film – me përplasje të krahëve dhe këmbève dhe thirrje për ndihmë – por shpesh ndodh NE HESHTJE dhe
➡️Duket sikur po ngjitet në “shkallë ” në ujë
➡️Sytë janë te mbyllura
➡️Përpiqet të notojë por nuk bën dotë përpara
➡️Ka gojën e hapur dhe koken e varur nga mbrapa
➡️Hidhet lart e poshtë apo duket sikur kercen në sipërfaqen e ujit
➡️Hyperventilon duke marre frymëmarrje të shpeshta dhe sipërfaqësore.