Veprimtari i njohur, Naser Shatri bashkë me bashkëshorten, Atifete, sot janë konvertuar në katolik.
Sipas njoftimit, ky vendim i veprimtarit erdhi si rrjedhim i natyrshëm për t’ kthyer në rrënjët e të parëve.
Ndryshe, Naser Shatri, pas pagëzimit, nga sot do të quhet Luigj.
“NJERËZIT E MËDHENJ U PRIJNË PROCESEVE TË MËDHA 🇦🇱
Sot pasdite, datë 12 gusht 2024, Komando Naser SHATRI, bashk me bashkëshorten doktoreshë, Atifeten, në kishën shqiptare të Llapushnikut, në emër të Zotit e Gjergj Kastriotit, kryen pagëzimin!
Nga ky moment, Naseri do quhet Luigj SHATRI!
Ky vendim i Naserit, erdhi si rrjedhim i natyrshëm për tu kthyer në rrënjët e të parëve, rrënjët e Nik LEKËS!
Të bekoftë i Madhi ZOT, komandanti ynë, gjithmonë në kahjen që e kërkon Atdheu.
U prift e mbara gjithë shqiptarëve, kudo që janë🇦🇱”, shkruan në njoftim.
Kujtojmë që Shatri ka qenë një nga aktivistët e hershëm politik. Poashtu ka vuajtur në burgjet ish Jugosllave, saktësisht në burgun e Lepogllavës nga viti 1979-1980, ndërsa nga viti 1980 gjer më 1983 ka vuajtur në logorin famëkeq Goli Otok. Sa u përket aktiviteteve politike, Naser Shatri ka qenë anëtar i Lëvizjes Revolucionare për Çlirimin dhe Bashkimin e Trojeve Shqiptare, ndërsa sot është aktivist i Lëvizjes vetëvendosje