Një nga shenjat e para që bëri publikun të besojë ndarjen e Olsi Bylykut dhe Egli Takos ishte mungesa e një urimi nga Egli për nënë e Olsit në ditëlindjen e saj, ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim vitet e kaluara.
Pasi lajmi mori dhenë, duket se njëra nga palët (ish) nuse-vjehrrë nuk e ka marrë aspak me sportivitet. Deri dje pavarësisht ndarjes së çiftit, nëna e Olsit dhe Egli vazhdonin të ndiqeshin në Instagram, por jo më.
Tashmë Egli nga familja e ish partnerit ndjek vetëm kunatën dhe vetë Olsin.
Nisur nga kjo, nuk mungojnë aludimet se nëna e Olsit mund të jetë bërë shkak për ndajren e çiftit edhe pse arsyeja mbetet ende mister.