8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

“Veprimet kundër këshillave të miqve janë veprime kundër qytetarëve”, ish-komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, flet për hapjen e Urës mbi Ibër

- Advertisement -

Ish-komandant KFOR-it, Erhard Buhler, ka thënë se Qeveria e Kosovës do të ishte mirë t’i dëgjonte këshillat e miqve sa i përket hapjes së urës së Ibrit në Mitrovicë, derisa kryeministri Albin Kurti, ka ngulur këmbë në hapjen e urës me gjithë kundërshtimin e vendeve të QUINT-it.

“Të veprosh kundër këshillave të miqve të Kosovës do të thotë të veprosh kundër interesave mbizotëruese të qytetarëve. Prandaj, Qeveria e Kosovës do të ishte mirë që të ndiqte këshillat e QUINT-it dhe NATO-s”, tha Buhler në një bisedë për Albanian Post.

Megjithatë, ish-ushtaraku gjerman thotë se “ura duhet të hapet një ditë” dhe se është në interes të të gjithë njerëzve që urat të jenë të hapura në çdo aspekt.

“Por është edhe në interes të të gjithë qytetarëve që të veprojnë në koordinim me miqtë e Kosovës”, potencoi gjenerali gjerman që shërbeu si komandanti i parë i KFOR’it në Kosovë.

Ndërsa si njohës deri në detaje i situatës në Ballkan, e veçanërisht në Kosovë, ai nënvizon se fatkeqësisht, ky “balancim interesash” jo gjithmonë është bërë në vitet e fundit.

Ndërkaq javën e kaluar, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, njoftoi se qëndrimi i shteteve të QUINT-it (SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës dhe Italisë) dhe i NATO-s është kundër hapjes së urës.

Por kryeqeveritari Kurti ka insistuar se “ura duhet të hapet”, duke theksuar se liria e lëvizjes nuk e rrezikon paqen dhe sigurinë.

“Ajo është në shërbim të të gjithëve, dhe nuk është kundër askujt. Liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit nuk e rrezikojnë paqen dhe sigurinë, përkundrazi”, tha Kurti.

Ura kryesore mbi lumin Ibër që nga viti 1999 e ndan Mitrovicën në pjesën jugore, të banuar me shumicë shqiptare, dhe në pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe.

Vendimi për hapjen e urës është marrë në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës së Veriut në prill të vitit 2023, por nuk është zbatuar ende.

Ura e Ibrit, aktualisht, është e hapur vetëm për këmbësorë.Në urën mbi Ibër patrullojnë ushtarët italianë të KFOR-it, misionit të NATO-s në Kosovë, ndërsa afër janë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit