7.3 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

“Veni vakive” titullohet kënga e re e Gold AG, dedikuar fenomeneve në shoqëri

- Advertisement -

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Veni vakive”, një këngë që flet për gjendjen aktuale në Kosovë dhe ndodhitë e fundit që kanë ndikuar në shoqëri.

Teksti i këngës, i shkruar nga vetë këngëtari, është një reflektim i realitetit të përditshëm dhe vështirësive me të cilat përballet vendi.

Përmes vargjeve të tij, Gold AG e përshkruan Kosovën si një “vend i vakive”, duke theksuar përplasjet sociale dhe sfidat që shoqëria po përjeton.

Foto: Gold AG/YouTube

Kënga është realizuar në studion e njohur Bini Diez, duke sjellë një prodhim muzikor që i përshtatet stilit të njohur të Gold Ag, me tinguj të fuqishëm dhe mesazhe të qarta.

Përveç muzikës, projekti vjen i shoqëruar me një videoklip i cili tashmë është publikuar në platformën YouTube, ku adhuruesit mund ta dëgjojnë dhe shikojnë mesazhet e fuqishme që sjell kjo këngë.

 

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit