21.6 C
New York
Monday, August 25, 2025

Buy now

Venezuela kryen stërvitje ushtarake, Britania e Madhe dërgon luftanije për të mbështetur Guajanën

- Advertisement -

Presidenti i Venezuelës Nicolás Maduro ka urdhëruar më shumë se 5600 personel ushtarak të marrin pjesë në stërvitjet “mbrojtëse”, pasi Britania e Madhe vendosi një anije luftarake në ujërat e brigjeve të Guajanës në shenjë mbështetjeje për ish-koloninë britanike.

Maduro tha se po fillonte një aksion “të një natyre mbrojtëse në përgjigje të provokimit dhe kërcënimit të MB kundër paqes dhe sovranitetit të vendit tonë”, shkruan The Guardian.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi të dielën se do të dërgonte anijen patrulluese HMS Trent në Guajana , mes një mosmarrëveshjeje territoriale që filloi kur Maduro rinovoi pretendimin e Venezuelës për rajonin e pasur me naftë Essequibo.

Rajoni i Essequibo me sipërfaqe 160,000 km katror, njihet përgjithësisht si pjesë e Guajanës, por vitet e fundit, Venezuela ka ringjallur pretendimin e saj për territorin dhe zonat në det të hapur pas zbulimeve të mëdha të naftës dhe gazit.

Të ngjashme

Të fundit