7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Vendosja e kryqit në Podujevë, Jashari: Ngjall ndasi, u shërben atyre që kanë agjendë antikombëtare

- Advertisement -

Tashmë është raportuar në lidhje me vendosjen e një kryqi në fshatin Bajçinë në Podujevë, për të cilin nuk dihet se kush e ka vendosur.

Në lidhje me këtë temë ka reaguar Shemsi Jashari, anëtar i shoqërisë civile në Podujevë.

Në një shkrim në Facebook, Jashari e ka cilësuar si “sfidë të re dhe shqetësuese”.

Jashari ka konsideruar se vendosja e kryqëve në vendbanime, “ku jetojnë vetëm muslimanët” dhe pa leje të institucioneve ka ngjallur shqetësime.

“Kjo iniciativë e vendosjes së kryqave ilegale, i shërben vetëm atyre që kanë një agjendë të caktuar antikombetare dhe që dëshirojnë të minojnë këtë harmoni, duke nxitur ndasi dhe tension.

Ajo që është e rëndësishme tani është që qytetarët e Kosovës, pavarësisht besimit te qëndrojnë të bashkuar për të ruajtur atë që kemi ndërtuar me shumë sakrifica dhe durim.

Ne nuk duhet të lejojmë që veprime të tilla të minojnë përparimin tonë dhe të na kthejnë prapa në kohë kur ndasia dhe urrejtja ishin te zakonshme” – ka shkruar Jashari, ndër të tjera.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit