3.3 C
New York
Tuesday, December 3, 2024

Buy now

Vendosja e gurëve në shinat e hekurudhës, Trainkos: Akt me elemente terroriste

- Advertisement -

Ndërmarrja Trainkos ka reaguar pasi disa persona gjatë ditës së sotme kanë vendosur disa gurë në binarët e hekurudhës ku kalon treni në relacionin Prishtin-Pejë

Këtë veprim e cilësuan si të papërgjegjshëm nga personat që vendosën gurë në shinat e trenit, në hekurudhën Prishtinë – Pejë.

Bëhet e ditur se në bordin e trenit që udhëtonte në këtë segment, kishte 100 udhëtarë.

Tutje thuhet se madhësia e disa prej gurëve ishin 10 centimetra, duke synuar të shkaktohet frikë dëme apo pengesa të rënda për përdoruesit e transportit hekurudhor.

“Ndërmarrja jonë, Trainkos Sh.A., ka qenë gjithmonë e përkushtuar për të siguruar që operimi me trena të jetë i sigurt dhe efektiv, sidomos në periudha të vështira, siç janë erërat e forta dhe reshjet e shiut, apo kushtet e tjera atmosferike, me masa të shtuara kujdesi për të minimizuar pasojat që mund të sjellë moti i keq në infrastrukturë. Megjithatë, nuk e kishim pritur se ndonjëherë do të rrezikohej komunikacioni hekurudhor nga veprime të paligjshme ose të dhunshme, si murosja dhe vendosja e barrikadave të gurëve, që kërkojnë forcë dhe mund për t’u vendosur. Aq më tepër, pika e përzgjedhur na bën të jemi edhe më të kujdesshëm, kur duket se ata kanë planifikuar strategji dhe dëme strategjike. Kjo na bën të reflektojmë mbi nevojën për të forcuar më tej masat tona të sigurisë dhe për të bashkëpunuar me të gjitha organet e rendit për të parandaluar ndodhitë e tilla me pasoja të rënda”, thuhet në reagimin e Trainkos-it.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit