Gjatë vizitës në Leposaviq, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, vendosën gurthemelet e shtëpive të familjes Hajdari në Bistricë dhe familjes Miftari në Cerajë, njofton ZKM.
Me këtë rast, ai i uroi familjet për vendosjen e gurthemeleve dhe fillimin e punime për ndërtimin e shtëpive.
Ndërtimi i shtëpive të familjes Hajdari dhe Miftari dhe shtëpive tjera në katër komunat veriore po bëhet në kuadër të thirrjes së MAPL-së për ndërtimin e shtëpive për komunitetet joshumicë në komunë.