18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Vendoset gurthemeli i shtatores së ish-kryeministrit britanik, Tony Blair

- Advertisement -

Kosovarët nuk e harrojnë kontributin e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, i cili ndihmoi ne çlirimin e vendit nga okupatori serb.

Andaj këtë te diele, qytetaret e Ferizajt me rastin e shënimit të 25-vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s, vendosën gurthemelin e bazës së shtatores së ish-kryeministrit Britanik.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe ushtarët e KFORI-it amerikan.

Drejtori i Ekzekutiv i Fondacionit “Ne kujtojmë Tony Blair”, Bashkim Fazliu tha se qytetit të Ferizajt i ka munguar një shtatore e tillë për ta nderuar ish liderin e partisë laburiste.

“Këtë vit në 25 vjetorin e fillimit te bombardimeve të NATO-s dhe në fakt pastaj më 12 qershor në 25 vjetorin e ditës së lirisë dhe çlirimit të Ferizajt dhe Kosovës, ne me ndihmën e qytetarëve do ta bëjmë inaugurimin e shtatores së vonuar të ish-kryeministrit britanik, Tony Blair”, tha Fazliu.

Edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, e vlerësoi lart kontributin e Tony Blair për lirinë e vendit.

“Kryeministri i cili së bashku me presidentin Bill Clinton ishin këmbëngulësit më të mëdhenj që vendosën pikërisht me datën 24 mars të fillonte fushata e bombardimeve e cila pas 78-ditësh do të sillte lirinë bashkë më ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” , u shpreh Aliu.

Disa fjalë për britanikun patën edhe familjarët e dëshmorëve.

“Të nderuar vëllezër dhe motra, dua t’iu uroj këtë moment. Po të mos ishte për Tony Blairin, Madeleine Albrightin, Bill Clintonin dhe Kongresin Amerikan, ne sot nuk do të ishim këtu”, tha Gafurr Bytyçi.

E i befasuar me këtë ceremoni u shpreh një turist britanik, i cili po e vizitonte qytetin e Ferizajt. Nick Bowen tregoi se nuk ishte ne dijeni që kaq shumë vlerësohet figura e Tony Blair në Kosovë.

“Kjo është një pjesë e historisë që nuk e kam ditur qe ekziston për Tony Blair. Në Britani emri i Tony Blair lidhet më shumë me çështje të tjera që kanë ndodhur më vonë në histori, por kjo pjesë është diçka krejtësisht e re për mua. Duket se njerëzit këtu kanë shumë vlerësim për të dhe më vjen mirë”, u shprehë ai.

Bowen shpreson që në të ardhmen do të ketë paqe në këtë rajon.

“Çfarë ka ndodhur përgjatë të 90-ve në Ballkan është një pjesë e zezë e historisë. Shpresoj që të gjitha shtetet do të lëvizin përpara dhe do të ketë paqe të qëndrueshme”, tha ai.

Inaugurimi i shtatores së ish-kryeministrit Britanik, do të bëhet me 12 qershor, në 25-vjetorin e Çlirimit të Ferizajt dhe Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit